Sociale

Regjisori Budina: Rama sulltan autokrat, nëse ngulmon të prishë Teatrin do ketë surpriza prej nesh

budina-626x365.jpg

Që prej mëngjesit të sotëm, artistë, aktivistë e qytetarë të thjeshtë vijojnë të protestojnë përpara parlamentit kundër votimit të projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Regjisori Robert Budina tha për News 24 se populli e ka marrë mesazhin dhe ka dalë në mbështetje të mbrojtjes së historisë dhe identitetit të qytetit.

Më tej regjisori paralajmëroi se nëse do të votohet projektligji atëherë do të ketë surpriza nga artistët.

“Protesta do të vazhdojë deri kur parlamentarët t’i vënë gishtin kokës, dhe të respektojnë demokracinë. Ky masivizim i protestës sot ishte i plotë, e kanë marrë mesazhin tonë. Njerëzit e kuptuan se për çfarë jemi ne këtu. Këtu bëhet fjalë për një projektligj që do vjedhë pronën publike, rënia e Teatrit është kështjella e fundit e kështu do të bien të gjithë vendet historike të qytetit, duke e bërë atë një vend pa identitet. Populli e ka marrë mesazhin. Ne artistët kemi vetëm një betejë, rënien e ligjit dhe jo ndërrimin e pushtetit.

Ne do e ndjekim këtë proces hap pas hapi, i kemi dërguar letër Presidentit, do vazhdojmë protestat, nëse ata do vazhdojnë të ngulmojnë, do kenë surpriza prej nesh, dhe do t’i marrin të merituara.

Opozita ka pranuar të flasë me qytetarët, opozita nuk vepron më dot e vetme, ka nevojë për qytetarët. Kryeministri po kthehet në një sulltan autokrat që nuk pyet për njeri,” tha Budina.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.