Aktualitet

420 termete në 24 orët e fundit, sizmologu: Vazhdon aktiviteti sizmik tek Gjiri i Lalzit

Lëkundjet e tokës do të vijojnë deri në çlirimin e plotë të energjisë së akumuluar në zonën e Gjirit të Lalëzit ku ishte dhe epiqendra e tërmetit prej 6 ballësh që goditi vendin të mërkurën.

Shpjegimi vjen nga sizmologët e Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit të cilët tregojnë se 24 orë nga goditja kryesore kanë regjistruar 420 tërmete, 20 prej të cilave janë ndjerë në popullate.

Edmond Dushi, sizmolog: “Kemi lëkundje sporadike me magnitudë që nuk shkaktojnë ndjeshmëri. Mund të vazhdojnë edhe ditën e sotme, gjatë natës, mund edhe të stopojnë, nuk ka korelacion të mirëfilltë, varet nga intensiteti i magnitudës”.

Tërmeti me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter tregojnë sizmologët ka ardhur për shkaqe tërësisht natyrore. Në zonën e Gjirit të Lalëzit ekziston një thyerje e njohur tektonike, e cila sipas specialistëve është riaktivizuar. Megjithkëtë duke parë aktivitetin sizmik këtu ata nuk parashikojnë përsëritje të situatës së të mërkurës, ndonëse nuk përjashtojnë që të ndodhë në zonat pranë. Për këtë kanë një shpjegim..

Edmond Dushi, sizmolog: “Shqipëria është aktive dhe kur ndodh një tërmet ngacmon gjithë strukturat aktive përreth. Ne presim cdo vit një magnitudë 4 dhe cdo 4-5 vjet me magnitudë mbi 5”

Tërmetin me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter specialistët e cilësojnë mesatar, ndërsa shpjegojnë se bazuar në studime përsëritet një herë në katër deri në pesë vjet. Të mërkurën lëkundjet e tokës shkaktuan panik tek qytetarët dhe dëme materiale në Durrës, Tiranë dhe Elbasan. /abcnews.al

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.