Politike

DOKUMENTI/ Zbulohet kontrata e shitjes së truallit në 1938-n: Do përdorej vetëm për Teatër

Jorida Tabaku publikoi dokumentat autentike të vitit 1938, që ndalojnë tjetërsimin e pronës tek Teatri Kombëtar.

Tabaku i paraqiti dokumentat në Komisionin e Ekonomisë, si argument shtesë se akti i qeverisë është korruptiv dhe shkel çdo normë kushtetuese për pronësinë.

teatri kombetar doc1

“Unë sot këtu po publikoj kontratën e shitblerjes nënshkruar në vitin 1938 nga familja Libohova, që i është shitur përfaqësuesit të shtetit italian. Në kontratë thuhet specifikisht që ai që e blen truallin, nuk e përdor dot për asnjë destinacion tjetër, përveçse për Teatër. Qeveria italiane që atëherë më largpamëse sesa qeveria shqiptare e cila sillet si pushtuese e trojeve publike”, tha Tabaku.

Bashkëngjitur është kontrata e cila vërteton se prona ka një sipërfaqe prej 10625.31 metrash katrorë. E blerë nga Francesco Jacomoni në llogari të Mbretërisë Italiane për 7 franga floriri metri katror. Në total 74377.17 monedha floriri.

“Qeveria Rama ka sjellë një ligj që ne si shqiptarë të legjitimojmë një kontratë antikushtetuese, të pamoralshme dhe antikombëtare për të ngritur në tokën e blerë për qytetarët një kullë me emrin Rama”, vuri në dukje Tabaku.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.