Politike

Sherri Alibeaj-Hyseni: “Ta tregoj jashtë! Ik o lepur!”, çfarë nuk u dëgjua në mbledhjen e tensionuar për Teatrin

alket-hyseni-dhe-oerd-bylykbashi-1024x690

Dje mazhoranca kaloi e vetme në Komisionin e Ligjeve draftin që i hap rrugë marrëveshjes me privatin prë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në vend të tij të teatrit të ri me disa kulla nga prapa. Mbledhja e djeshme pati debat e tension. Nga PD, Enkelejd Alibeaj u përplas me deputetët e mazhorancës, mes tyre edhe Alket Hyseni. Këtij të fundit, Alibeaj i përmendi problemet që ka me drejtësinë për çështjen e pronave.

Ja debati i plotë i zhvilluar dje në Komisionin e Ligjeve

Enkelejd Alibeaj: Hajduti kryesor që ju ka kapur juve në atë vendim, që nuk thuhet publikisht, nuk nënshkruan. E di pse, jo se ka punë të shumta ai, por për një arsye fare të thjeshtë. Në analizën e fundit, ai bën llogarinë që ai do dalë nesër që s’ka hedhur firmë, e ka hedhur një zv.kryeministër këtu, Senida Mesi. Keni vënë re që as kryetari i bashkisë, asnjëlloj praktike administrative nuk ka ndërmarrë, thjesht dhe vetëm se e dinë që kjo është një procedurë totalisht korruptive, e gatshme për t’u paketuar për nëProkurori, kur të mos jetë më Arta Marku aty dhe kur të mos jetë më Donika Prela. Do të jenë disa fakirë, në këtë rast ja ku e keni, nënkryetarin e bashkisë, e ka shkruar në ligj.Përfaqësues të bashkisë do të shkojnë atje dhe do të vënë kokën në satër. Kujdes, e kam miqësore! Të gjithë këta do vendosin bedelët e tyre për të firmosur këto procedura.

Ulsi Manja: Gjithë kjo zhurmë që bëjnë këta ka interesa okulte, që i dinë këta që shkojnë dhe flirtojnë natën me investitorin.

Klevis Balliu: Thuaje emrin thuaje..

Ulsi Manja: Unë falënderoj qeverinë, Ministrinë e Kulturës, bashkinë, të gjithë që janë përfshirë që më në fund gjetën gjuhën e duhur në këtë projektligj që ka ardhur sot për të pasur njëTeatër të ri.

Klevis Balliu: Falëndero të gjithë hajdutët.

Enkelejd Alibeaj: Në qoftë se jeni të lodhur, dera e hapur është, dilni…Vazhdoni..

Bashkim Fino: Nuk jemi lodhur, jo…

Enkelejd Alibeaj: Budallai me syze, ti i bie të kesh në këtë mes…

Alket Hyseni: Po, budalla pa syze je ti pastaj.

Enkelejd Alibeaj: Meqë po flasim për vjedhje pronash, ti, vetëm ti, je i akuzuar për këtë punë.

Alket Hyseni: Mos u merr me mua se…

Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj dhe personale po deshe.

Ulsi Manja: Mos kaloni në gjera personale.

Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj mirë dhe jashtë po deshe, ty edhe kujtdo tjetër.

Alket Hyseni: Po ik o lepur… Vazhdo fol…

Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj mirë unë ty lepurin.

Alket Hyseni: Fjala lepur nuk është fyerje.

Ulsi Manja: Kush është pro? 11 pro, 2 kundër.

Enkelejd Alibeaj: Veprimet që sapo kryet përbëjnë vepër penale të shpërdorimit të detyrës, e, për këtë arsye, ne që votuam kundër, nuk duam të shkelim ligjin penal dhe të përgjigjemi para drejtësisë penale.
Ju të tjerët ta gëzoni burgun me shëndet.

Ulsi Manja: Do kemi fatin e madh të të marrim ty avokat kur të shkojmë në burg.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.