Aktualitet

Gjyqtari Lazaj mesazh KPK-së: Nëse shkarkohem si gjyqtar do më kërcënojnë. Kam dënuar njerëz…

laze

Në përfundim të seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari Artan Lazaj ka folur për mediat. Sipas tij shumë fakte janë shtrembëruar, teksa kërkoi që KPK-ja të merrte parasysh edhe përballjen e gjyqtarëve për kriminelët e dënuar.

“KPK më në fund e vuri procesin në shinat e duhura, qoftë edhe pse ne këmbëngulëm. Kjo është një shenjë e mirë. Kam besim te drejtësia sepse në konkluzionet për mua, ishin shtrembëruar shumë fakte, që për të cilën komisioni do t’i rivendosë në gjendjen ligjore dhe unë dua të rikonfirmohem në detyrë. Këtë besim kam!”, tha Lazaj.

-Ju përmendët edhe kërcënime. Dhatë një mesazh shumë të fortë, ju i thatë KPK-së që në qoftë se unë duhet të hidhem si pre në rrugë le të bëhet kështu, pse e thatë këtë fjali?

Është fakt i njohur gjerësisht kur u shkëputa si gjyqtar dhe isha pjesë e KQZ, jam kërcënuar. Ka shkrime nga njerëz që unë kam dënuar. Me këtë doja të jepja një mesazh që jo vetëm për mua por edhe për shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. Këta që janë dënuar kush i ka dënuar? Ne i kemi dënuar. Sidomos në këtë pjesë, KPK duhet të ketë shumë kujdes. Nuk them që të shmanget hetimi i së vërtetës por të shikohet edhe kjo”, u shpreh gjyqtari i Tiranës.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.