Aktualitet

Gjendet i pajetë shoferi i Fatmir Xhafajt, dyshimet e para të policisë

zzzzz-770x433

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjendur i pajetë mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se gardisti i pajetë është Shkëlzen Qordja 31 vjeç, i cili është edhe shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gardisti është gjendur brenda një automjeti në garazh me plumb në kokë. Në makinën e gardistit, është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Dyshimet e para të policisë thonë se i riu mund të jetë vetëvrarë, por do jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do përcaktojë shkakun.

Njoftimi zyrtar nga Garda e Republikës

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, Shkëlzen Qordja, 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.