Politike

Dështimi me negociatat/ Rama ia vë fajin BE-së: Krijon mekanizma djallëzorë, nuk është në orar me afatet

Mes zhurmës dhe akuzave të opozitës se negociatat e Shqipërisë me BE u shtynë për 12 muaj, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj këtyre zërave.

Në një takim me strukturat e integrimit europian, kreu i qeverisë deklaroi edhe njëherë se BE nuk ka vënë kushte të reja shtesë për Shqipërinë, ndërsa me ironi tha se i vjen për të qeshur e qarë nga deklaratat e opozitës. Ai tha se BE në këtë proces do të vendos kushte pas kushteve, ndërsa foli edhe për ‘mekanizmat djallëzore të BE’.

Me shaka i kam thënë një prej kolegëve të shteteve, që të ndërronte emrin për të qenë pjesë e BE. Pa llogaritur faktin se jo vetëm që një pjesë e juaja jo vetëm që s’do ndryshonin emrin, por do donit që t’ja ndryshonit BE emrin. Në skuadrën e krijuar mes ambasadorëve të pranishëm këtu të vendeve të tjera të BE, që realisht i kam parë të motivuar për të bërë më të mirën dhe këtë ekip të ministrisë që do të jetë i përfshirë në këtë proces për t’ju thënë që në këtë fazë nevoja për të thelluar bashkëpunimin mes të dyja palëve dhe brenda besh, brenda strukturave që qeverisjes së shtetit, përmes mekanizmave djallëzor që mund të krijojë BE, dhe që ka nevojë për punë të jashtëzakonshme për të qenë në orar me afatet. Një punë të jashtëzakonshme për të qenë cilësisht të gatshëm që të cilësojmë problematikat e procesit, për të vazhduar thellimin e një procesi që ka bindur Më vjen për të qeshur dhe për të qarë kur dëgjoj se ‘Europa ka vënë 13 kushte, 7 kushte’. Ajo s’ka vënë asnjë kusht, thjesht ka vënë kushtëzimet. Tani që flasim kemi 94 kushte. Kur të mbarojmë këto, do dalin kushte të tjera. Kjo është gjeja më normale që janë në këtë proces. Nuk ka thënë dhe nuk thotë as KE asgjë më shumë sesa ne do të bënim që të dilnim nga 72 orët pa tekst e datë. Do vazhdonim të bënim procesin e vettingut, me datë pa datë”, – tha Rama.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.