Bota

I pyetur nëse delimitimi i zonave ekskluzive ekonomike me Shqipërinë do të influencojë edhe përqasjen ndaj mosmarrëveshjeve greko-turke, Kotzias u përgjigj: “Do të fillojmë nga Shqipëria që kemi delimitimin e ZEE dhe shpresoj të mos kemi keqkuptime nga ana e Turqisë, sepse do të avancojmë dalëngadalë”.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se me marrëveshjen për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë, Greqia do të zgjerojë hapësirën e saj detare.
Gjatë një interviste për radion greke “News 24/7”, Kotzias tha se Greqia do të marrë 100% influencën e saj në ishujt veriorë të Korfuzit. Sa i përket shtrirjes së mëtejshme të ujërave territoriale në 12 milje, ministri i Jashtëm grek tha se kjo do të bëhet gradualisht. Ai e barazoi këtë lëvizje me një zgjerim të Detit Territorial.

“Do të jetë hera e parë që Greqia, pas dekadash, do të zgjerojë horizontin e saj territorial”. Për të shkuar te 12 miljet, baza do të jetë Deti Territorial. Sepse ju e dini se, zona ekonomike ekskluzive nuk na jep të drejta sovrane, nuk është sovranitet, nuk është si toka, ndërsa Deti Territorial është si toka, janë të drejta sovraniteti, është zgjerim i Greqisë dhe zgjerimi i Greqisë është një veprim që do të ndodhë dhe do të jetë hera e parë pas shumë dekadave që Greqia zgjeron horizontin e saj”, tha Kotzias.
I pyetur nëse bëhet fjalë për disa mijëra kilometra, Kotzias nuk dha shifra dhe metodologjinë se si do të bëhet, por tha se Greqia do të dyfishojë Detin e saj Territorial. “Zgjerimi i Detit Territorial do të çojë në dyfishimin e Detit Territorial, domethënë në zonën detare, do të kemi dyfishim të sovranitetit tonë”, tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

kotzias bushati

Sipas tij, Greqia dhe Shqipëria ndodhen në përfundim të negociatave për marrëveshjen e delimitimit të zonave ekskluzive ekonomike. “Ka pasur një negocim më të hershëm, kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për një zbatim jo të saktë të së drejtës ndërkombëtare, pati disa çështje teknike dhe tashmë jemi në përfundim të këtyre negociatave”, tha dje Kotzias, gjatë një interviste për radion vendase “News 24/7”. Ministri i Jashtëm grek dha edhe disa detaje lidhur me pritshmëritë e Athinës nga këto negociata.

“Ne duam të kemi 100% influencën mbi ishujt, posaçërisht atyre që janë sipër Korfuzit, e para së gjithash Otonoit. E them këtë, sepse, në marrëveshjen e vitit 2009, e morëm influencën 100%. Por Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bëri një konstatim: se në marrëveshjen që bëri Kostandinos Karamanlis në 1997 për shelfin kontinental me Italinë, influenca që vetë Karamanlis i dha Otonoit ishte 70%. Rrjedhimisht, ka një vështirësi ligjore, por besoj se do ta kapërcejmë në maksimum”, tha Kotzias.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.