Politike

Negociatat/ Flet zëdhënësja e Komisionit Europian: Do të nisim punën përgatitore me Shqipërinë

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç tha se menjëherë pas vendimit të Këshillit Europian, Komisioni do të nisë punën përgatitore me Shqipërinë ose siç njihet ndryshe procesi screening. Koçijançiç tha gjithashtu se Komisioni do të vijojë angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet për reformat si përgatitje për të hapur negociatat.

Pas vendimit të vështirë pas orëve të gjata të diskutimit, Shqipërisë i është dhënë një shans i ri për në qershor të vitit 2019 për të hapur negociatat duke përmbushur njëkohësisht edhe kërkesat e Këshillit Europian në këtë kohë.

Komisioni do të vijojë angazhimin për të shoqëruar Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në përpjekjet e tyre për reforma, në përgatitjen e tyre për të hapur negociatat e pranimit në qershor 2019. Në këtë kontekst, Komisioni do të fillojë punën e nevojshme përgatitore. Kjo përfshin kontrollin teknik të legjislacionit (screening) si dhe përgatitjen e kornizës së negociatave.” – tha Koçijançiç për Ora News.

Procesi i njohur Screening është një ushtrim tërësor që udhëhiqet nga Komisioni, për të përgatitur negociatat për anëtarësim. Ky proces i jep mundësi vendit kandidat për t’u përshtatur më tej me legjislacionin europian dhe lejon Komisionin të vlerësojë përgatitjen e vendeve kandidate.

Tipikisht, ky proces zgjat më shumë se 1 vit dhe siguron një bazë të qëndrueshme për vendimin që do të marrin vendet anëtare për kapitujt dhe negociatave për anëtarësim.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.