Politike

“Europa, jo dritë jeshile me arrogantin Rama të kapur nga krimi”, Brahimllari i LSI kundër kryeministrit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari e ka quajtur të papërgjegjshëm kryeministrin Edi Rama, lidhur me qëndrimin e tij për moshapjen e negociatave Shqipëri-BE. Sipas tij, kreu i qeverisë është peng i krimit të organizuar.

POSTIMI I PLOTE I BRAHIMLLARIT

Kryeministër qesharak dhe arrogant, i papërgjegjshëm dhe mashtrues në raport me shqiptarët.
Negociatat nuk janë çelur më 28 Qershor, por vendimmarrja është shtyrë me një vit dhe me më shumë kushte në raport me Shqipërinë. Sot shqiptarët po përballen me një Kryeministër të çekuilibruar, i cili e shkatërroi njëherë e përgjithmonë këtë vend. Ka vetëm një përgjegjës për mos çeljen e negociatave. Ai është Edi Rama. Nuk mundet Europa t’i japi dritën jeshile një Kryeministri, i cili nuk do pikësëpari popullin e tij. Ky Kryeministër antikombëtar është i kapur nga krimi i organizuar, trafiku i lëndëve narkotike dhe drogërave të forta. Sot kufijtë shqiptarë janë më të pasigurtë se kurrë, sepse të gjithë jemi dëshmitarë sesi fiken dhe ndizen radarët e kufirit me urdhër politik për të favorizuar trafikantët. Sot Shqipëria është më e varfër se kurrë, dhe nuk ka asnjë plan të këtij kryeministri për uljen e normës së papunësisë për hapjen e vendeve të punës. Nuk flet ky Kryeministër për qytetarët e këtij vendi që me zorr nxjerrin bukën e gojës. Ky dhe oborrtarët e tij nuk i kuptojnë qytetarët, sepse janë larg tyre.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.