Aktualitet

Pasuria e Arta Markut në veting, kryeprokurorja deklaron rroga dhe kredi

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku do të dalë para vetingut në datën 3 korrik. Veç figurës së saj profesionale, do të vlerësohet edhe pasuria e saj e deklaruar ndër vite. Marku punon në sistemin e drejtësisë prej 15 vjetësh. Ajo ka punuar kryesisht në Prokurorinë e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra si shefe e njësisë së Task-Forcës në vitin 2006, zv.drejtuese e Prokurorisë Shkodër deri në vitin 2016 dhe më pas u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në deklarimin e parë në vitin 2004, Arta Marku ka vetëm një shtëpi banimi në pronësi të prindërve të saj, me sipërfaqe 55 metër katrorë. Gjithashtu, ka deklaruar 2 milionë lekë kursime në emër të nënës së saj, 108 mijë lekë pension i babait si edhe 900 mijë lekë pagë nga puna si prokurore.

Në vitin 2005, Marku ka deklaruar vetëm pagën e saj dhe të bashkëshortit, ashtu sikurse në vitin 2006. Ndryshim bën deklarata e pasurisë në vitin 2007, ku Marku deklaron një apartament prej 103 metrash katrorë me një vlerë prej 5 milionë lekësh, në bashkëpronësi me bashkëshortin.

Ajo ka deklaruar edhe dy kredi afatgjata me vlerë 6.732.704 lekë deri më datë 11.07.2022, si dhe një tjetër kredi me vlerë 916.457 lekë për pesë vite. Në vitin 2012, Marku ka deklaruar 100 mijë lekë të kursyera nga të ardhurat në çift, të ardhurat si prokurore dhe pedagoge, përkatësisht në vlerat 1.400.461 dhe 61.560 lekë, si dhe pagën e bashkëshortit në vlerën prej 886.724 lekë.

Gjithashtu ka deklaruar tri kredi, një për blerje shtëpie, një kredi konsumatore dhe një të tretë për blerjen e pajisjeve shtëpiake. Dy kreditë e para ishin marrë në 2007-n, njëra me vlerë 6.732.704 lekë deri dhe tjetra 916.457 lekë, ndërsa kredia e tretë me një vlerë prej 109.600 lekësh. Në vitin 2016, Marku ka deklaruar një tjetër kredi me vlerë 2.700.000 lekë, e cila ka shërbyer për mbylljen në kohë të kredisë së parë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.