Opinion

Irani dhe Kupa e Botës FIFA 2018: Ëndrrat dhe realiteti

Dyzet vjet më parë kur udhëtoja me Skuadrën Kombëtare Iraniane të Futbollit për në Argjentinë për Kupën e Botës 1978, Irani ishte superfuqia aziatike e futbollit. Një skuadër e re, karizmatike, plot me energji, e cila nuk kishte humbur asnjëherë në raundet kualifikuese, duke i mposhtur të gjitha rivalet e saj nga Azia dhe Oqeania dhe duke siguruar të vetmin vend në Kupën e Botës që përfaqësonte të dy kontinentet. Irani në atë kohë kishte kapacitetin të dërgonte tre ekipe të rriturish dhe të rinjsh në nivel kampionati aziatik si dhe të garonte me klubet europiane.

Ne qemë tre herë kampionë të Kupës së Kombeve të Azisë, u renditëm në vendin e pestë në Lojrat Olimpike të Montreal në vitin 1976, dhe qemë të vetmit përfaqësues të Azisë dhe Oqeanisë në Kupën e Botës 1978. Pavarësisht të gjitha arritjeve, secili prej nesh në atë ekip Kombëtar Iranian të Futbollit besonte se potenciali i Iranit për madhështi në futboll ishte shumë më i madh sesa ajo që kishim arritur. Ne ëndërronim të ndërtonim një program kombëtar sportesh nga i cili do të përfitonin rinia dhe potenciali i Iranit. Megjithatë, të gjitha këto u ndalën së shpejti pasi një despot (Khomeini dhe pasuesit e tij) rrëzoi nga froni një tjetër despot (Shahun) në 1979.

Papritmas, gjithëçka që kishim arritur filloi të rrëzohej. Deri më sot, dyzet vjet pas ngritjes së mullahëve në Teheran, Irani nuk ka marrë pjesë në Kupën Aziatike të Kombeve AFC apo në kampionatin e të rinjve U-19. Irani e kishte fituar Kupën Aziatike AFC tre herë rresht në 1968, 1972, dhe 1976, dhe kishte fituar ose kishte barazuar në Kupën e të Rinjve AFC U-19 nga 1973 në 1976. Irani nuk e gjeti më kurrë rrugën për në Lojrat Olimpike verore në futboll.

Regjimi iranian i mullahëve në fillim e futi futbollin në listën e “sporteve Perëndimore” dhe e ndaloi zyrtarisht të luhej në Iran për dy vjet. Pastaj regjimi filloi të spastronte dhunshëm futbollistë profesionistë, duke përfshirë lojtarë, trajnerë, dhe arbitra, duke persekutuar këdo që nuk kalonte testet e pastërtisë ideologjike dhe konsiderohej si disident apo jo-konformist. Gjatë viteve 1980s, IRGC dhe gjykata e regjimit burgosi dhe ekzekutoi dhjetra prej profesionistëve më të mirë të futbollit të vendit tonë, duke përfshirë shumë anëtarë të Skuadrës Kombëtare.

Më i shquari prej tyre ishte Habib Khabiri, një kapiten popullor dhe karizmatik i ekipit Kombëtar Iranian të Futbollit në 1982. Habib i ishte bashkuar skuadrës sonë në një moshë shumë të re në raundet kualifikuese të Kupës së Botës FIFA 1978 në Argjentinë. Ai shkëlqeu në ndeshjen tonë të fundit me Kuvaitin kur bëri një gol me një goditje të mrekullueshme nga vija 25 metërshe.

Por regjimi fondamentalist që kishte ardhur në fuqi në Teheran, nuk e vlerësoi Habibin apo fansat e tij dhe e arrestoi atë në vitin 1984 me akuzën se mbështeste opozitën PMOI/MEK dhe e ekzekutoi një vit më vonë pa gjyq.

Habib ishte një yll i ekipit kombëtar dhe fama e tij kapërceu oqeanet e mbërriti deri në Amerikë dhe Europë ku New York Times, Sports Illustrated, Le Monde, dhe shumë media të tjera raportuan mbi ekzekutimin e tij të padrejtë në Iran.

Shumë figura të tjera iraniane të sportit ranë gjithashtu viktima të fanatizmit jo tolerant e virulent të regjimit të Khomeinit, dhe u ekzekutuan nga autoritetet në ato vite, duke përfshirë Ala Koushali, Hooshang Montazeralzohour, Foroozan Abdi, Shahla Shahdoost, Samad Montazeri, Mahshid Razaghi, dhe Javad Nassiri.

Nuk besoj që ndonjë regjim tjetër në historinë bashkëkohore të ketë vrarë profesionistët më të mirë të sporteve në vendin e tij me një intensitet e liri të tillë siç ka bërë diktatura fetare në Iran në vitet 1980.

E kështu, unë i kam parë ndeshjet e Iranit në Rusi në Kupën e Botës FIFA 2018 me një sy të përlotur e tjetrin të qeshur. I qeshur e i gëzuar që po shoh rininë krenare të vendit tim tek lufton për famë në futboll e status botëror për Iranin. I përlotur e i trishtuar që përveç mizorisë së ekzekutimeve e persekutimeve, futbollistët profesionistë të Iranit po vyshken nën një regjim politik të paaftë e të pazoti i cili ua ka frenuar progresin.

Po të shohim statistikat e ndeshjeve të Kupës së Botës 2018, realiteti i dhimbshëm i tragjedisë së futbollit të sotëm të Iranit bëhet edhe më i qartë. Irani është në garë për të qenë skuadra më e dobët e Kupës së Botës, madje edhe midis pesë skuadrave të kualifikuara aziatike.

Lojtarët e rinj e të aftë iranianë të cilët kanë potencialin të jenë më të mirët e Kupës së Botës, në dy ndeshjet e para kundër Marokut dhe Spanjës, nuk qenë në gjendje ta pasonin topin më shumë se dy apo tre herë në minutë.

Në ndeshjen me Marokun, marokenët e mbajtën topin 64 përqind të kohës, dhe në ndeshjen me Spanjën, lojtarët spanjollë dominuan 70% të kohës. Në 90 minutat e lojës, Spanja realizoi 800 pasime, kurse Irani mbundi ta pasonte topin vetëm 200 herë. Lojtarët iranianë qenë në gjendje ta shfaqnin talentin e tyre vetëm në pak minutat e fundit të lojës pasi kundërshtuan taktikat e lodhshme e të dobëta të trajnerit të tyre portugez, Carlos Queiroz. Ata treguan një potencial të fshehur i cili nuk mund të realizohet në rrethanat aktuale në federatën iraniane të futbollit, e cila dominohet nga regjimi sundues.

Ëndrra ime është që kur Irani të arrijë Kupën e Botës FIFA 2022, kjo do të ndodhë në një epokë të re të një Irani të lirë, të çliruar nga prangat e diktaturës aktuale fetare, dhe të mbajtur nga shpatullat e një programi kombëtar progresiv për sportet që mund t’u japë krahë talenteve dhe ëndrrave të futbollistëve iranianë. Me këtë qëllim në mendje, dhjetra mijëra iranianë do të mblidhen në Paris më 30 qershor për të marrë pjesë në një kongres për Iranin e Lirë për të hartuar tranzicionin në një Iran të lirë, të drejtë, e demokratik ku një qeveri përfaqësuese do të menaxhojë një shoqëri moderne me mundësi të barabarta e pa asnjë lloj diskriminimi. Dhjetra futbollistë e figura të sportit iranian si dhe kampionë ndërkombëtarë të sporteve do të jenë të pranishëm për të shprehur solidaritetin e tyre me këtë objektiv.

 

Categories: Opinion

Tagged as: , , , , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.