Politike

Toyotat me miliona euro, Balla paralajmëron Bashën: Të enjten kam një surprizë për ty

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kreut të PD një ditë më parë, kur tha se deputeti socialist është garanti i 3,4 milionë eurove të sekuestruar në portin e Durrësit në dy mjetet ‘Toyota Yaris’.

Taulant Balla tha se do çojë Bashën në gjyq për shpifje dhe e paralajmëroi se të enjten në Kuvend do publikojë prova që sipas tij, kryedemokrati ka lidhje me personat e arrestuar si të përfshirë me sekuestrimin e shumës së madhe të parave.

“I them Lulzim Bashës që në fund të kësaj historie, ai i ka ca lidhje me këta persona të përfshirë. Nuk po i them sot, por i kam gjetur ca lidhje Lulzim Bashës me këta persona. Do t’i ruaj për të enjten disa surpriza për Lulzim Bashën. Në fillim e kam marrë me shaka këtë çështje, kam qeshur edhe dje me këtë budalla. Hajt se nuk me merr njeri seriozisht dhe më pas krijon historinë. Me përgjegjësi e deklaroj që nuk ka një shërbim partner ndërkombëtar që t’i raportojë këtij delinkuenti përkundrazi. Por që ende ka ndonjë militant, ndonjë shërbim inteligjence të brendshëm që transferon sms, informacione konfidenciale në kuadër të zhvillimit të një aksioni të rëndësishëm policor dhe që vë në rrezik aksionin, kjo është e vërtetë. Do të formulohet edhe me detaje kallëzimi penal brenda kësaj jave. Pasi të jetë kopsitur mirë do të depozitohet. Por apeli im sot ndaj prokurorisë duhet të mos vonojë në asnjë moment të thërrasë këdo, së pari Lulzim Bashën që pretendon se ka informacione. Të thërrasë çdo deputet dhe mua. Por kësaj radhe Lulzim Basha nuk do ta hedh paq. Pse nuk flet sot PD për dëshmitarin X? Pyesni, Lulzim Bashën kush është ‘Doraci’. Të jeni të sigurt që faljen do ja kërkoj me vendim gjykate Bashës”- tha Balla.

Categories: Politike

Tagged as: , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.