Sociale

Shiu i verës rezulton fatal, Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës

Biblioteka Kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës, pasi nga shiu që ka rënë në datë 23 qershor, para dy ditëve janë dëmtuar rreth 12 mijë botime, libra dhe materiale të tjera. Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip.

Institucioni thekson se gjatë punës janë tharë plotësisht rreth 70% e 12 mijë njësive të lagura, ndërsa Biblioteka Kombëtare do të  qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.

Biblioteka Kombëtare njofton se në orët e para të datës 23 qershor 2018, mbas reshjeve të vrullshme të shiut, është konstatuar prani uji në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme të hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar/lagur materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulta të sallës. Institucioni shpalli gjendjen e emergjencës për trajtimin e materialeve bibliotekare të lagura ose pjesërisht të lagura me qëllim tharjen dhe restaurimin e tyre të plotë.

Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip. Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre. Vijon puna intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur.

Mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të cilat për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave depozituese nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve tekniko-profesionale. Në  funksion të  kësaj emergjence dhe në  respektim të  protokolleve profesionale, njoftojmë  se Biblioteka Kombëtare do të  qëndrojë  e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.

Biblioteka Kombëtare

Kujtojmë që në datë 15 mars 2017, Biblioteka Kombëtare u përfshi nga flakët, zjarri ra në katin e nëndheshëm, ndërsa u dëmtuan disa materiale, ndërsa para dy ditësh e njëjta hapësirë u përmbyt nga reshjet e shiut.

Categories: Sociale

Tagged as: , , , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.