Politike

Kampet, në Shqipëri? Britanikët: BE-ja e di që nuk mund të vendosen në Afrikë

Holanda e mbështeti propozimin e Donald Tusk për krijimin e platformave të verifikimit të azilkërkuesve jashtë Europës. Kryeministri holandez, Mark Rutte thotë se planet e presidentit të Këshillit Europian nuk janë përvijuar ende qartë, por 3 janë emrat e vendeve të përmendura nga gazeta “De Telegraaf”, Tunizia, Egjipti dhe Shqipëria.

“The Guardian” ndërkohë publikon lajmin se, asnjë vend i Afrikës së Veriut nuk i pranon qendrat e emigrantëve. Komisioneri europian i Emigracionit, Dimitris Avramopoulos pohoi se blloku ka kërkuar ta intensifikojë bashkëpunimin me Algjerinë, Egjiptin, Tunizinë, Nigerin dhe Marokun, me qëllimin e krijimit të një “skeme rajonale zbarkimi”.

Por, ai duket është detyruar të konfirmojë se, asnjë prej këtyre vendeve nuk është pajtuar me idenë, ndonëse në tryezë nuk është hedhur ende një propozim zyrtar, e se mbase do të nevojiten bisedime të mëtejshme.

Një ditë më parë, qeveria holandeze e pranoi se ka shqetësime serioze sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. “Në këto dy pika lipset më shumë progres”, tha ministri i Jashtëm, Stephanus Abraham Blok, i cituar nga “De Telegraaf”.

“Megjithatë – vazhdon gazeta, – ekzekutivi i vendit nuk ka vendosur ende nëse do t’ia mbyllë derën shtetit ballkanik”.

Për këtë arsye, disa fraksione parlamentare po i mëshojnë rezistencës në Asamble, në përpjekje për të ndaluar “dritën jeshile” të qeverisë ndaj çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ato e pranojnë se ka pasur përparim sidomos me Reformën në Drejtësi. “Por, nga 800 gjykatës, vetëm 10 janë testuar deri tani – pretendojnë ligjvënësit kundërshtarë. – Ndaj nuk mund të thuhet se vendi është gati për negociatat e anëtarësimit”.

Mbështetësit nga ana tjetër, që në Parlament janë shumë pak, vetëm dy parti – “D66” dhe “GroenLinks”, – argumentojnë se Shqipëria mund të ecë përpara me sundimin e ligjit dhe se bisedimet e anëtarësimit, në fund të fundit nuk do të thonë aderim në BE.

“Ne thjesht do t’i vëmë në rresht, pastaj sesa shpejt do të ndodhë bashkimi, ajo është çështje tjetë”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.