Politike

Edi Rama i kërkon prefektit të refuzojë nderimin e Gafurr Mazrekut në Has

Azem_hajdari

Kryeministri Rama është distancuar nga nderimi që iu bë në Has ish deputetit socialist, atentatorit të Azem Hajdarit, Gafurr Mazreku. Rama tha se i ka kërkuar prektit të refuzojë firmosjen e nderimit të Mazrekut sipas propozimit të Këshillit Bashkiak të Hasit, ndërsa akuzat e PD-së i quan “sulme të shëmtuara ndaj tij”.

Në reagim, Rama thotë se “jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar”.

Ai bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit, Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

“Duke i konsideruar akuzat vulgare të Partisë Demokratike, si një shpërdorim politik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se ato s’janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta” e mbyll reagimin e tij kryeministri.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.