Aktualitet

Ideja e Ramës/ Rrugët me koncesion, gati edhe 3 akse të tjera

Përveç rrugës së Arbrit, programi “një miliard euro” i qeverisë, për zhvillimin e infrastrukturës përmes partenritetit publik-privat, janë së paku edhe 3 akse të tjera rrugore që do të ndërtohen sipas kësaj formule.

I pari në listë është segmenti Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar, për të cilën ka një ofertë konkrete nga kompania “Gener 2”, që ka marrë bonusin e qeverisë. Kosto e projektit është 244 milionë euro dhe gjatësia e rrugës 20,8 kilometra.

Vepra tjetër është rruga Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane. Kjo rrugë ka një gjatësi 18.2 kilometër dhe kosto të përafërt me 100 milionë euro.

Segmenti i trete është rruga Orikum–Himarë me kosto 130 milionë euro. Për këtë projekt ka 2 variante, ose transformimi i rrugës ekzistuese me standarde europiane, ose ndërtimi i një aksi pjesërisht të ri me tunel në Llogara.

Në listë ka qenë edhe segmenti Kardhiq–Delvinë me gjatësi 28 kilometër dhe kosto 64 milionë euro, por në fund është vendour që ky aks të ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit.

Projekti “një miliard euro” parashikon që paratë të investohen nga privati dhe më pas ky borxh të shlyhet në vite nga buxheti i shtetit. Kjo praktikë ka tërhequr vëmendjen e FMN-së, e cila i ka kërkuar qeverisë të bëjë kujdes.

Categories: Aktualitet

Tagged as: , , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.