Dossier

Alfred Trebicka: Vetëm një aktor është për shembjen e teatrit, një qurrash!

“Unë kam 20 vjet në skenat e Europës. Nëse nuk e do përvojën time në skenat e Europës, po të duash flasim për… balonë tauke balonë tabake” me këto fjalë iu përgjigj aktori Laert Vasili reagimeve të kolegëve të tij, kur ai shprehu hapur bindjen se godina e Teatrit Kombëtar, të cilën e quajti një kapanon, duhej shembur. Në sallën ku dëgjesa me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, fjalët e aktorëve të tjerë nuk u dëgjuan.

Një ditë më pas, Alfred Trebicka e ka quajtur një “qurrash” atë që sipas tij është i vetmi aktor që ka dalë hapur pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Pa ia përmendur emrin, Trebicka ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e re” në Ora News, kur ka thënë:

“Pro shembjes së godinës vetëm 1 aktor ka dalë hapur “Unë jam pro shembjes”. Kjo pjesa tjetër që janë për teatër të ri, edhe Fred Trebicka është për teatër të ri. Mos të na tregojnë çudira këta që kanë punuar nëpër gjithë teatrot e Evropës dhe erdhën tani që ti tregojnë Tiranës apo Shqipërisë sesi bëhet teatri.

Na tregojnë çudira këta sesi një teatër i ri do të ishte dinjitet, nuk e dimë ne këtë, që ky teatër i ri me të gjitha kushtet komode, bashkëkohore është në të mirën e teatrit. Dhe ne nuk e dinim këtë, shyqyr që erdhën këta qurrashët dhe na e treguan. Për teatër të ri janë të gjithë aktorët, i gjithë komuniteti teatror.

Por problemi këtu është se po luhet, po manipulohet me preferenca apo me qëndrime, ti je për këtë, ai është për atë. Është diskutuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve se komuniteti i artistëve është i përçarë, është i ndarë. Në komunitetin e artistëve në mënyrë shumë të arsyeshme ka diversitet. Dhe marrëdhëniet që janë brenda aktorëve po përpiqen t’i manipulojnë sepse është pjesë e së tërës.

Siç është degraduar ndërtesa, degradohet komuniteti e pastaj vijmë tek individi, siç ishte rasti i fundit me zotin drejtor që po përpiqet të denigrojë disa figura që janë të padenigrueshme. Kjo është pjesë e strategjisë afatgjatë për të ardhur deri në këtë pikë. Një nga gjërat pozitive të takimit me Erion Veliajn është se pjesa më e madhe e atyre që ishin aty thanë mendimin e tyre.”

Categories: Dossier

Tagged as: , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.