Aktualitet

Rama: Nuk do të ketë kampe ish-luftëtarësh të ISIS në Shqipëri

5b1d2fbe1eda6rama ne fb.jpg

A do të strehojë Shqipëria ish-luftëtarët e ISIS? Kjo është tema e ditës në media dhe qarqet politike kryesisht të opozitës, lidhur me një plan të mundshëm të financuar nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa thirrja që i është bërë qeverisë është ajo e transparencës dhe detajimit nëse një skenar i tillë ekziston realisht. Ishte deklarata e kryeministrit bullgar, Boyko Borissov gjatë një konference për sigurinë në Tiranë pak ditë më parë, e cila “trazoi ujërat” e politikës shqiptare.

Por në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë që të gjitha zërat. Në replika me një qytetar në Facebook, i cili e pyet në lidhje më këtë çështje Rama thotë se kjo është e pa vërtetë, zero, por sipas shefit të qeverisë kjo histori tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi.

Qytetari: “Z.Kryeminister…reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni”.

Edi Rama: “E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s’ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi”.

Categories: Aktualitet

Tagged as: ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.